Manchester City ndodhet i dyti në renditjen e Premier League, duke qëndruar 5 pikë pas kryesuesve të Arsenal. “Citizens” arritën një fitore rokamboleske javën e fundit ndaj Fulham (5-4).
Sipas trajnerit Pep Guardiola, kjo që ndodhi në atë ndeshje dhe duke parë rezultatet e shumta surprizë të këtij sezoni, beson se gjithçka do të jetë e hapur deri në fund.
“Kjo është Premier League, hera-herës e rrëmujshme, nuk mund ta kontrollosh dot atë. Thjesht është Premier League, gjithçka duket e paparashikueshme”, tha trajneri spanjoll i City.
“Për momentin, Arsenal është kaq i fortë dhe kaq solid. Kështu që unë e di se çfarë duhet të bëjmë. Do të jetë e vështirë, por në të njëjtën kohë, Premier League është kaq e gjatë”, shtoi Guardiola.
“Kam përvojë të mjaftueshme për të bërë vrapime të gjata, për të provuar të luftoj për të fituar Premier League. Dhe kur kjo të ndodhë, është vetëm çështje mbijetese. Mos më tregoni si, as lojtarët nuk e dinë. Në fund e pranojmë”, tha Guardiola.
The post Guardiola: Ky sezon i Premier është i rrëmujshëm dhe i paparashikueshëm, do të luftojmë për titullin appeared first on Telesport.











