Java e 14-të e Premier League do të mbyllet sot me ndeshjen Manchester United-West Ham. “Djajtë e kuq” kanë shansin të ngjiten në zonën Champions në rast se fitojnë, ndaj trajneri Ruben Amorim kërkon përqendrim maksimal nga të tijtë.
Matheus Cunha është rikthyer në stërvitje dhe është i disponueshëm, por Amorim tha se dy lojtarë janë ende në dyshim.
“Kemi dy dyshime për ndeshjen e sotme. Nuk do të them se kush janë, pasi sot pasi do të ndryshojmë mënyrën se si i qasemi ndeshjes. Le të shohim nëse ata mund të luajnë ndaj West Ham”, tha trajneri portugez.
“Pjesa tjetër e skuadrës është e mirë. Matheus është rikthyer, por kam dy lojtarë që ndoshta nuk mund të luajnë. Gjithashtu, Harry Maguire dhe Sesko janë ende jashtë, ndaj e dimë që do të jetë e vështirë”, shtoi më tej Amorim.
Për rikthimin e Cunha, trajneri portugez tha: “Mendoj se ai ka më shumë nivele për të arritur. Këtu është në një klub tjetër, presion të ndryshëm, por mendoj se ai përballet me këtë shumë mirë. Ai po vuante sepse nuk po shënonte dhe po mendonte shumë për shifrat”.
“Ndikimi që ai ka në ekip është shumë i rëndësishëm për ne, por mendoj se Cunha ka shumë për t’u rritur në mbrojtje dhe në sulm. Ai ndien se dëshiron të shënojë, dëshiron të asistojë, por është vërtet i lumtur duke luajtur ndeshjen. Është vërtet e rëndësishme”, tha Amorim.
The post Amorim: Kemi disa mungesa por synojmë fitoren ndaj West Ham, rikthimi i Cunha do të na ndihmojë appeared first on Telesport.











