Ditët e humbura shkaku i protestës, Trafiku Urban njofton se do të zgjatet për 9 ditë vlefshmëria e biletës

Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se ditët e humbura, shkaku i protestës, do të shtohen dhe se vlefshmëria e biletës do të zgjatet automatikisht për nëntë ditë pas procesit të vulosjes.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, kjo ndërmarrje ka njoftuar për hapat se si mund të bëhet kjo:-Paraqituni në cilëndo nga kioskat e Trafikut Urban.

-Prezantojeni biletën tuaj mujore aktuale.

-Punëtori në kioskë do të vendosë vulën zyrtare të zgjatjes, e cila është e domosdoshme që kompensimi të hyjë në fuqi.

-Pas vulosjes, bileta juaj do të ketë zgjatjen automatike të ditëve të humbura.

Kioskat ku mund të bëhet vulosja:

1. Kioska prapa Objektit të Komunës (Tek “Plepat”)

Orari i punës:

E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00

E diel: 08:00 – 16:00

2. Kioska në lagjen “Kodra e Diellit” (Tek “Banesat e Bardha”)

Orari i punës:E hënë – E premte: 07:00 – 21:00

E shtunë: 07:00 – 14:00

3. Kioska në Bulevardin “Bill Kllinton” (Afër nënkalimit)

Orari i punës:

E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00

E diel: 08:00 – 16:00

“Kompensimi aplikohet vetëm pas vulosjes së biletës!”, thuhet në njoftim.