Pak më shumë se një muaj pas aksidentit tragjik rrugor, me pasojë vdekjen e një 81-vjeçari, që e përfshiu dramatikisht, Josep Martinez u rikthye mbrëmë për të mbrojtur portën e Interit në ndeshjen e “Coppa Italia” ndaj Venezia.
Një mbrëmje e veçantë për portierin zikaltër, i pritur me duartrokitje nga tifozët dhe përqafime nga shokët e skuadrës, sidomos Sommer. Shenja të mbështetjes njerëzore dhe emocionale për një lojtar të tronditur nga ngjarja e fund-tetorit, gjatë rrugës për stërvitjen e zakonshme në “Appiano Gentile”, e cila u shndërrua në tragjedi.
I gjithë Interi dhe trajneri Chivu e pritën dhe mbrojtën, duke i mundësuar të rikthejë ekuilibrin psikofizik. Ndeshja ndaj Venezia ishte rasti i parë. Martinez luajti një ndeshje të mirë, me disa pasime të pasakta, por nuk mundi të parandalonte golin e mysafirëve.
Në rrjetet sociale, pas ndeshjes, ai komentoi: “Çfarë ndjenje e bukur të kthehem në fushë me shokët e mi. Një test i mirë për të rikuperuar ritmin dhe ndjenjat për atë që na pret. Me më shumë forcë dhe motivim se kurrë”.
The post Martinez, në portë pas tragjedisë: Bukur të kthehem, me më shumë forcë dhe motivim se kurrë appeared first on Telesport.











