Ish-lojtari i Juventusit dhe Napolit, Emanuele Giaccherini, i intervistuar nga “Tuttosport”, kujtoi aventurën e tij te bardhezinjtë dhe foli për momentin aktual të skuadrës së Spallettit: “Kur flasim për Juve, më vijnë në mendje shumë gjëra. Dy vite, ndoshta më të bukurat e karrierës sime. Kam pasur mundësinë të fitoj, të luaj me kampionë të mëdhenj dhe të njoh Champions-in”.
Momenti më i veçantë: “Titulli i parë, sepse vinim nga vite të errëta. Ishte një nga më të mirët në histori, askush nuk na shihte favoritë, por fituam në fushë. Në vitin e dytë erdhi shpërthimi i Pogba… Personalisht i kam marrë kënaqësitë e mia”.
![]()
Për situatën aktuale: “David e pashë mirë ndeshjen e fundit, shënoi gol. Te Lille ishte një lojtar i fortë. Kenan mund ta luajë rolin e numrit 9. Shikoni golat e tij ndaj Cagliarit, lëvizje si 9, jo si 10. Në rolin e tij aktual mund të luajë Zhegrova”.
Për kosovarin: “Ka veprime si yll i madh dhe talent të jashtëzakonshëm. Pyetja është për gjendjen fizike, duhet ta sjellim në 100%. Si? Duke luajtur. Sezonin e kaluar pati lëndime serioze dhe erdhi në fund të merkatos. Me disa minuta më tepër aktivizim mund të gjejë vazhdimësinë”.
The post Giaccherini për Zhegrova: Ka veprime si yll i madh, një talent i jashtëzakonshëm appeared first on Telesport.











