Edhe një ekspert përqafon gjykimin e kolegëve për perceptimin negativ që kanë diplomatët amerikanë ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës.
Daniel Serwer, profesor universitar dhe vëzhgues i zhvillimeve në rajon, ka komentuar seanën dëgjimore të Nënkomitetit për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, ku ekspertët amerikanë pohuan se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, perceptohet si “pengues” nga burokratët e Departamentit amerikan të Shtetit.
Serwer theksoi se dëgjimi në kongres identifikoi saktë burimin e shumë problemeve në rajon: kursin autokratik të Serbisë, lidhjet e saj me Rusinë dhe Kinën dhe tensionet që ajo nxit në Ballkanin Perëndimor. Ai vlerësoi gjithashtu mbështetjen për Kosovën dhe shqiptarët në Luginën e Preshevës, pavarësisht ‘antipatisë’ së amerikanëve ndaj Kurtit.
“Çka vlerësuan drejt: Ata donin të shihnin mbështetje të fortë për Kosovën dhe për shqiptarët në jug të Serbisë, pavarësisht mospëlqimit të burokratëve të Departamentit të Shtetit ndaj kryeministrit të Kosovës”, shkroi Serweri në analizën e tij të fundit.
Ndryshe, tre ekspertë amerikanë – Max Primorac, Luke Coffey dhe Edward Joseph – u përgjigjën troç me ‘po’ kur kryetari i Nënkokomitetit për Evropën, Keith Self, pyeti nëse kryeministri kosovar perceptohet si pengesë për SHBA-në nga zyrtarët në Uashington.











