Rukiqi i reagon Liza Gashit të VV’së: Rreth 200 mijë qytetarë u larguan sepse s’paskan ditur çka të bëjnë me paratë

Berat Rukiqi i LDK’së ka reaguar pas deklaratës së zëvendësministres në detyrë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, mbrëmë në T7 deklaroi se qytetarët e Kosovës s’kanë pasë  “kurrë më shumë para” sesa sot.

Rukiqi tha se nëse Kosova paskësh pasur kaq shumë para në katër vitet e fundit, atëherë “rreth 200 mijë qytetarë janë detyruar të migrojnë sepse s’kanë ditë çka me bo me pare”.

Ai thotë se ky “zhvillim i hovshëm ekonomik” po i shtyn qytetarët të ikin nga vendi, duke e lënë Kosovën për të gjetur “një vend me zhvillim ekonomik më normal”.

“Qaq shumë pare paskemi pasur në Kosovë këto 4 vitet e fundit, sa qe rreth 200,000 qytetarë janë detyru me migru. Se s’kanë ditë çka me bo me pare… janë çu e kanë ikë. Nuk po mujna me e duru këtë zhvillim të hovshëm ekonomik në Kosovë. Qu po ikim po e lëshojmë Kosovën me gjet naj vend me zhvillim ekonomik ma normal”, shkroi Rukiqi në Facebook.