Maliqi: Miqtë e Kosovës në pozitë ku nuk po dinë qysh me i ndihmu dikujt që s’do me i ndihmu vetes

Analisti Agon Maliqi thotë se “miqtë e Kosovës janë në pozitë ku nuk po dijnë me i ndihmu dikujna që s’po do me i ndihmu vetës”.

Ai këto komente i bëri pas seancës së kongresit amerikan të së martës, ku tre prej dëshmitarëve thanë se e shohin kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin si pengues.

 

Maliqi thotë se përkundër gjë në gjithë seancën të tre dëshmitarët dhe kongresmenët ishin pozitivë ndaj Kosovës, nuk din si t’i ndihmojnë “dikujt që s’po do me i ndihmu vetes”.

“Ju ftoj ta shikoni të gjithë seancën e djeshme në kongresin amerikan. Të tre dëshmitarët dhe të gjithë kongresmenët ishin jashtëzakonisht pozitiv ndaj Kosovës si shtet dhe kërkues për mbështetje ndaj saj për integrim në NATO. Madje pat edhe nisma legjislative të propozuara për shqiptarët në Luginën e Preshevës. E njëjta situatë është edhe në shumë parlamente evropiane ku Kosova ka mjaft mbështetës. Problemi nuk është frika prej ndonjë braktisjeje, por e potencialeve të mëdha të pashfrytëzuara diplomatike dhe energjive të shpenzuara në drejtim të gabuar, që kanë prodhuar konflikte të panevojshme dhe humbje të besimit. Miqtë e shumtë të Kosovës janë në pozitë ku nuk po dijnë qysh me i ndihmu dikujt që s’po do me i ndihmu vetes, dhe që ka prioritete të tjera prej integrimeve”, shkruan Maliqi.