Edhe pse Marcus Rashford ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 9 asiste këtë sezon në 19 ndeshje me Barcelonën, duket se këto shifra nuk mjaftojnë për të bindur katalanasit për të ushtruar të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit për 30 milionë euro.
Siç raportohet nga “Sport”, pengesa kryesore qëndron në përshtatjen e Rashford brenda sistemit të Hansi Flick, ku presioni i lartë dhe puna pa top janë të panegociueshme. Ky stil e vendos sulmuesin anglez në një pozicion të pakëndshëm, pasi profili i tij nuk përshtatet plotësisht me ritmin agresiv të kërkuar nga trajneri gjerman.
Flick vlerëson aftësitë e Rashford për të gjetur rrjetën, por këmbëngul se ka nevojë për lojtarë që i përshtaten një profili më të plotë dhe janë më dinamik në sulm. Një nga emrat që gjermani iu ka sugjeruar drejtuesve të Barcelonës është Antonio Nusa i Leipzig, i cili duket se plotëson kriteret e kërkuara nga Klopp, i aftë të bëjë më së miri edhe pjesën mbrojtëse edhe pjesën sulmuese në krah.
The post Barcelona heziton të blejë kartonin e Rashford, ja dyshimi që i mundon katalanasit appeared first on Telesport.











