Aventurës se Serhou Guirassy te Borussia Dortmund duket se po i vjen fundi shumë më shpejt nga sa pritej. Sulmuesi nga Guinea reagoi keq kur u zëvendësua kundër Bayer Leverkusen në kampionat, madje duke refuzuar t’i shtrëngonte duart Kovac.
Edhe më parë gjatë këtij sezoni, 29-vjeçari është grindur me Kovac, përsa i përket ekzekutimit të penalltive. Për më tepër, mungesa e tij e golave, tre gola në dhjetë ndeshje, dhe mbi të gjitha mungesa e lidhjes me shokët e skuadrës kanë shqetësuar drejtuesit e klubit verdhezi.
Ky distancim ishte i dukshëm në përballjen evropiane kundër Villarreal, ku sulmuesi iu shmang festës me pjesën tjetër të skuadrës pas fitores ndaj Villarreal në Champions. Siç raportohet nga Sport, kjo situatë që po ndodh me Guirassy ka lidhje me interesimin e Barcelonës, pasi sulmuesi 29-vjeçar dëshiron të transferohet te katalanasit me patjetër.
Guirassy pëlqehet shumë nga Flick, i cili e sheh si përforcim ideal për sulmin, por problem është klauzola e largimit të lojtarit që është 50 milionë euro. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që marrëveshja mes klubeve të arrihet për një shifër më të ulët se 50 milionë euro, duke parë situatën e acaruar mes sulmuesit dhe klubit verdhezi.
The post Nuk shkon mirë me trajnerin, ylli i Bundesligës i “shkel” syrin Barcelonës appeared first on Telesport.











