Bëhen për spital 4 punëtorë të një kompanie pasi u rrahën mes vete, Policia i arreston në Klinë

Katër persona janë arrestuar në Klinë, pasi dje ata u rrahën mes vete.

“Policia menjёherё ka dalё në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar se pas njё rrahje nё mes veti katёr persona (punёtorë tё njё kompanie), si pasojё e rrahjes kanё pёsuar lëndime tё rёnda trupore, ku tё njëjtit janё dёrguar nё QKMF-Klinё pёr tretman mjekёsor”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen katёr (4) persona tё dyshuar për veprat penale ‘lëndim i rёndë trupor’ dhe ‘ sulm’
Pejë, 3 dhjetor 2025
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Klinё, me datën 02.12.2025, rreth orёs 10:55, ёshtё njoftuar pёr njё rrahje e cila ka ndodhur në rrugën “Drini i Bardhё” nё Klinё.
Policia menjёherё ka dalё në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar se pas njё rrahje nё mes veti katёr persona (punёtorë tё njё kompanie), si pasojё e rrahjes kanё pёsuar lëndime tё rёnda trupore, ku tё njëjtit janё dёrguar nё QKMF-Klinё pёr tretman mjekёsor.
Tё gjithё tё dyshuarit janё arrestuar nga njёsitet e Stacionit Policor nё Klinё dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, dy (2) nga ta janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa dy (2) tё tjerё janё liruar nё procedurё të rregullt./ Periskopi