Theu rekordin historik të Alan Shearer, flet Haaland: Nuk e prisja të ndodhte kaq shpejt

Erling Haaland arriti 100 gola në vetëm 111 ndeshje në Premier League, pas fitores 5-4 të Manchester City ndaj Fulham. Pep Guardiola i cilësoi këto si “shifra të çmendura”, duke konfirmuar sërish norvegjezin si një nga sulmuesit më të mirë të epokës së tij.

Haaland komentoi: “Sigurisht, kjo do të thotë shumë. Së pari, të shënoj 100 gola në Premier League për City ishte një objektiv që doja ta arrija që kur erdha këtu. Por ta bëja kaq shpejt, nuk e prisja. Tani që ndodhi, jam shumë krenar. Është një arritje e madhe. Mendoj se pas karrierës, kur do ta kujtoj këtë ndeshje, do të jetë një moment i jashtëzakonshëm. Pra, një ndeshje që do ta mbaj mend gjithë jetën”.

Para tij, rekordin e mbante Alan Shearer që nga viti 1995, i cili kishte nevojë për 124 ndeshje për ta prekur këtë kuotë. Shearer është golashënuesi më i mirë në historinë e Premier League, me gjithsej 260 gola.

The post Theu rekordin historik të Alan Shearer, flet Haaland: Nuk e prisja të ndodhte kaq shpejt appeared first on Telesport.