100 gola në 111 ndeshje, reagon Haaland: Nuk prisja që të arrija këto shifra kaq shpejt në Premier

Trajneri Pep Guardiola i konsideroi shifra të çmendura ato që ka arritur sulmuesi Erling Haaland në Premier League, ku ka realizuar deri më tani 100 gola në 111 ndeshje të luajtura.

Sulmuesi norvegjez, pas fitores 5-4 të Manchester City ndaj Fulham mbrëmë, ku dhe realizoi një gol, komentoi mbi këtë moment historik të arritur në një kohë kaq të shkurtër.

Sigurisht, do të thotë shumë. Para së gjithash, shënimi i 100 golave ​​në Premier League për City është një qëllim që padyshim doja ta arrija kur erdha këtu. Por ta bëja kaq shpejt, nuk e prisja”, tha Haaland.

Tani që ndodhi, jam super krenar. Është një arritje e madhe. Mendoj se pas karrierës sime, kur të shikoj prapa në këtë ndeshje, do të jetë një moment i shkëlqyer dhe gjithashtu një ndeshje që do ta mbaj mend për gjithë jetën time“, tha norvegjezi.

The post 100 gola në 111 ndeshje, reagon Haaland: Nuk prisja që të arrija këto shifra kaq shpejt në Premier appeared first on Telesport.