Cakolli për VV-në: Mos me qenë çështjet e sajuara si certifikimi i Listës Serbe dhe votimi i diasporës, s’do të kishin peshë politike

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se disa akterë nuk do të vëreheshin nga publiku nëse nuk do të ishin temat për certifikimin e Listës Serbe dhe votimin e diasporës, që ai i quan “çështje të sajuara”.

Ai ka thënë se roli politik i këtyre akterëve varet krejt prej dramave të sajuara.

“Mos me qenë çështjet e sajuara si ‘certifikimi i Listës Serbe’ dhe ‘votimi i diasporës’, disa akterë institucionalë as nuk do të vëreheshin nga publiku dhe as nuk do të kishin ndonjë peshë politike. Sepse roli i tyre politik varet krejt prej këtyre dramave të sajuara – ku zakonisht nis e mbaron i gjithë ‘kontributi’ i tyre. Se, me qenë ndryshe, ata do të duhej me punu diçka. E pikërisht këtu qëndron problemi. Disa e kanë kthyer shpikjen e krizave në metodë pune për konsum politik. Përndryshe, s’mbijetojnë dot politikisht.”