Shevchenko: Milanit i mungon një sulmues i llojit Crespo apo Inzaghi

Andriy Shevchenko, gjatë intervistës për “Tuttosport”, foli rreth disa temave të rëndësishme. Për sfidat ndaj ekipeve të vogla, ai theksoi se Milanit i duhet një sulmues tip “Inzaghi” ose “Crespo”: “Kur duhet të sulmosh ti dhe përpara luan në hapësira të ngushta, nevojiten sulmues të vërtetë. Mjafton një sekondë për t’i surprizuar kundërshtarët. Për të qenë i kompletuar, Milanit ndoshta i duhet një lojtar i tillë”.

Ai vlerësoi gjithashtu sezonin e Como: “Ky është një kampionat pa lider, i hapur dhe i bukur, me ekipe surprizë si Como. Ata po bëjnë një sezon shumë të mirë”.

Për Luka Modric: “Nuk ka nevojë të krahasohet me askënd. Është një kampion me dëshirë të jashtëzakonshme, ka ende shumë për të dhënë. Është vërtet bukur ta shohësh të angazhuar kështu”.

Për “San Siron”: “E drejtë të ndërtohet një stadium i ri, por duhet të respektohet e kaluara dhe historia e ‘San Siros’, jo të jetë krejt ndryshe”.

The post Shevchenko: Milanit i mungon një sulmues i llojit Crespo apo Inzaghi appeared first on Telesport.