Raphinha ishte një nga lojtarët më të spikatur të ndeshjes. Braziliani zhvilloi ndeshjen e tij të dytë radhazi si titullar dhe dha gjithçka, deri në pikën që kërkoi zëvendësim nga lodhja. Ai theksoi se fitorja ndaj Atlético Madridit ishte vendimtare në garën për kreun: “E rëndësishme është të besojmë te puna që bëjmë. Ka shumë ndeshje që mund t’i fillojmë duke humbur, duhet të jemi gati. Po punojmë shumë mirë. Ky është shpirti që duhet të kemi.
Përmbysjet? Mund të pësojmë gol, por duhet ta kemi kokën e ftohtë për të përmbysur. E dinim vështirësinë dhe se mund të na ndodhte si vjet. Presioni? Sa më lart të ushtrojmë presion, aq më afër portës kundërshtare jemi dhe kemi më shumë mundësi për të shënuar.
Gjendja personale? Po kërkoj versionin tim më të mirë fizik. U lodha shumë, ndaj kërkova zëvendësim. Si unë, ashtu edhe Pedri u lodhëm, por kemi shumë lojtarë cilësorë që mund të jenë në fushë. Besimi rritet ndeshje pas ndeshjeje. Këto tri pikë mund të vendosin fatin e La Liga-s”.
The post Raphinha: Tri pikët ndaj Atletico Madridit mund të vendosin krejt kampionatin appeared first on Telesport.










