Bajrami: Subvencionet e Kurtit janë skema të korrupsionit publik

Nënkryetarja e LDK-së Hykmete Bajrami, ka folur për rritjen e çmimeve (inflacionit) në Kosovë, por edhe subvencionet e Qeverisë Kurti.

Bajrami për këto subvencione, tha se janë skema të korrupsionit publik.

“Si mund ta kuptoni ndryshe? Dhe tani më thoni ju mua se cila prej partive të tjera politike në Kosovë ka qenë e barabartë në garë për zgjedhjet lokale me Albin Kurtin? Albin Kurti i cili shpërndan 26 milionë derisa gjatë krejt kohës këtë muaj mbajti pa paga punëtorët e Radio Televizionit publik, të cilët e kishin buxhetin e ndarë, për të cilën kishte vendim të Qeverisë Hoti, ku paratë mund të lëshohen e pastaj t’i lihet Komisionit për Buxhet dhe Financa, që kurdo që të formohet që ta bëj kontrollin”, deklaroi ajo në Klan Kosova.