Alex Baena zë në befasi katalanasit, Raphinha rikthen barazpeshën (video)

Ashtu siç dhe pritej, Barcelona dhe Atletico Madrid po dhurojnë spektakël në përballjen e tyre në “Camp Nou”, e vlefshme për La Ligën.  “Colchoneros” kanë kaluar në avantazh falë golit të Alex Baena, një nga blerjet e tyre të bujshme gjatë verës së fundit.

Spanjolli shënoi pasi mori një top të gjatë nga Nahuel Molina dhe duke zënë në befasi mbrojtjen e Barcelonës, nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në portën e Joan Garcia, në minutën e 19-të.

Mbrojtja e katalanasve lë shumë ëp të dëshiruar këtë sezon dhe kapet mjaft lehtë në befasi nga kundërshtarët, njësoj siç ndodhi edhe pak më parë me golin e Alex Baena.

Ndërkohë nuk vonoi shumë dhe erdhi kundërpërgjigjja e katalanasve, të cilët barazuan shifrat me Raphinha-n, në minutën e 26-të. Brazili shënoi pas asistit të marrë nga Pedri dhe pas një veprimi të bukur në zonë, duke dribluar edhe portierin Jan Oblak në fund.

SHIKOGOLIN

The post Alex Baena zë në befasi katalanasit, Raphinha rikthen barazpeshën (video) appeared first on Telesport.