Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves tha se është i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Përmes një reagimi, Hargreaves shkroi se veprime të tilla kërcënojnë ta shkatërrojnë reputacionin e Kosovës si një demokraci multietnike, shkruan Klankosova.tv
Derisa, shtoi se ky veprim mund edhe t’i dëmtojë marrëdhëniet me partnerët e saj të ngushtë.
“Jam seriozisht i shqetësuar për përpjekjen e fundit nga aktorët politikë për të penguar Listën Serbe të marrë pjesë në proceset zgjedhore. Veprime të tilla kërcënojnë të shkatërrojnë reputacionin e fituar me mund të Kosovës si një demokraci multietnike dhe të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët e saj të ngushtë. Shpresoj që Paneli i Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore do ta vlerësojë përsëri kërkesën e Listës Serbe për certifikim sipas ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës”, shkroi ai. / Klankosova.tv











