“Galaktiku” i radhës do të vijë nga Anglia, Real Madrid përgatit 150 milionë euro për transferimin historik

Tashmë nuk është më sekret që verën e ardhshme, Real Madrid do të bëjë një përforcim “big” në mesfushë. Deri më tani janë përmendur shumë emra të njohur si Vitinha, Enzo Fernandez apo Alexis Mac Allister.

Pavarësisht peshës dhe nivelit të jashtëzakonshëm të emrave të përmendur më sipër, Real Madrid po kërkon një tjetër profil mesfushori, i cili të jetë i aftë të mbajë “çelësat” e mesfushës dhe emri i përzgjedhur nga madrilenët është pikërishr Declan Rice.

Anglezi po shkëlqen tek Arsenal, ku padyshim është një lojtar “kyç” për “Topçinjtë” dhe është e vështirë që ata të heqin dorë prej tij. Megjithatë, një klub si Real Madrid ka treguar që gjithmonë e arrin atë që do në merkato. Sipas medieve spanjolle, Real Madrid po përgatit një ofertë historike për klubin, plot 150 milionë euro për të bindur Arsenalin për të lënë të lirë Declan Rice.

The post “Galaktiku” i radhës do të vijë nga Anglia, Real Madrid përgatit 150 milionë euro për transferimin historik appeared first on Telesport.