Eric Garcia në mesfushë, Flick habit me lëvizje surprizë ndaj Atletico Madridit

Barcelona do të presë sonte Atletico Madridin në “Camp Nou”, ndeshje e vlefshme për La Ligën. Katalanasit vijnë nga 4 fitore rresht, por ajo e fundit ndaj Alaves nuk ka lënë një shije të mirë për shkak të lojës së dobët.

Në anën tjetër, Atletico Madrid vjen pas 5 fitoreve rresht në kampionat dhe duket se ka kapur ritmin e duhur, pas disa luhatjeve në fillim të sezonit.

Përsa i përket formacioneve zyrtare, lëvizja e vetme surprizë është Eric Garcia në qendër të mesfushës. Në anën tjetër, Simeone nuk lë vend për surpriza dhe ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm.

BARCELONA XI: Joan Garcia; Koundé, Cubarsí, Martín, Balde; Eric Garcia, Pedri, Dani Olmo; Raphinha, Lewandowski, Lamine Yamal.

ATLÉTICO MADRID XI: Oblak; Molina, Giménez, Lenglet, Hancko; Giuliano, Barrios, Cardoso, Nico González; Álex Baena, Julián Alvarez.

The post Eric Garcia në mesfushë, Flick habit me lëvizje surprizë ndaj Atletico Madridit appeared first on Telesport.