Pse Kenan Yildiz nuk po rinovon me Juventusin? Dy klube të mëdha po “përgjojnë” pas derës…

Kenan Yildiz është padyshim futbollisti kryesor i Juventusit, gjë që e tregoi edhe në ndeshjen e fundit ndaj Cagliari-t, me dy golat e shënuar në fitoren 2-1 të bardhezinjve. Kontrata aktuale e fantazistit turk skadon në vitin 2027, edhe pse po përflitet vazhdimisht për një rinovim të mundshëm me bardhezinjtë, firma nuk ka ardhur ende.

Juventus i ka ofruar Yildiz një rritje rroge deri në 5 milionë euro, aq sa paguhet Jonathan David, nga 1.7 milionë euro që merr aktualisht ylli turk. Në anën tjetër, 20-vjeçari kërkon që në kontratën e re të ketë një rrogë mes 6-7 milionë euro, gjë që nuk është pranuar nga drejtuesit e “Zonjës”.

Në këtë situatë, bisedimet mes palëve për rinovimin e kontratës, janë pezull për momentin. Ndërkohë, janë të paktën dy klube të mëdha si Real Madrid dhe Arsenal, që po ndjekin më vëmendje situatën e Yildiz te bardhezinjtë dhe janë gati t’i ofrojnë attij rrogën që kërkon. Pavarësisht rëndësisë që ka në ekip, te Juventus nuk e përjashtojnë mundësinë e shitjes së yllit turk, gjithmonë për një ofertë rreth 100 milionë euro.

The post Pse Kenan Yildiz nuk po rinovon me Juventusin? Dy klube të mëdha po “përgjojnë” pas derës… appeared first on Telesport.