“Largoni këta”, “po bëjnë shpifje”: Kurteshi i VV-së sërish eskalon ndaj mediave, i shtyn me dorë gazetarët

Anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, sërish ka eskaluar me fyerje ndaj mediave.

Pas mbledhjes së sotme të KQZ-së, ai është kapur me gazetarët, duke iu kërkuar atyre që të qëndrojnë në vendin e tyre.

Na pamjet e ofruar nga Ekonomia Online, Kurteshi shihet diku i kapur për krahu gazetarët.

Derisa e bënë këtë veprim, ai thoshte se media po shpifin.

“Largoni këta, po bëjnë shpifje”, ka thënë ai.