Kurteshi e pranon bashkëpunimin me Osmanin për datën e zgjedhjeve: 28 dhjetorin e kemi caktu nga Vetëvendosja

Anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ka folur në mbledhjen e sotme.

Duke i replikuar anëtarit të PDK-së, Kurteshi ka thënë se datën 28 e kanë caktuar vetë ata.

“28 dhjetorin e kemi caktu na Vetëvendosja, sepse kemi mendu që vijnë mërgimtarët, e mërgimtarët shumicë votojnë për Vetëvendosjen. Është e qartë, aty kanë vendos”, tha Kurteshi.

E më pas, Kurteshi u tërhoq pak

“As unë as ti nuk kena vendos për 28 dhjetorin, atë e ka vendos më pas dikush tjetër”, tha ai.