Krasniqi thotë se votimi i diasporës po mbahet artificialisht në qendër të debatit

Albert Krasniqi nga D+ ka thënë se tema e votimit të diasporës po mbahet artificialisht në qendër të debatit publik.

Sipas tij kjo shërben që të largohet vëmendja e qytetarëve nga problemet reale si “kostoja e papërballueshme e jetesës, rritja e çmimeve të energjisë dhe përfitimet e mafies energjetike të lidhur me Serbinë, dobësimi i aleancave ndërkombëtare, sidomos me vendet që garantojnë sigurinë tonë dhe mbështesin konsolidimin e shtetit dhe kolapsi ekonomik – qindra biznese rrezikojnë falimentimin si pasojë e politikave destruktive të Qeverisë”

Ai ka shtuar se këto tema nuk i konvenojnë partisë në pushtet sepse “realitetin e hidhur të një Kosove që po ngelet ndër vendet më të prapambetura në Evropë”.