Flick para “finales” ndaj Atletico Madridit: Ndeshje e madhe. Pedri dhe Raphinha, gati për titullarë

Hansi Flick analizoi situatën e dhomave të zhveshjes së Barcelonës para ndeshjes kundër Atlético Madridit. Sa i përket ndeshjes, Flick tha: “E dimë që luajmë kundër një ekipi fantastik dhe një trajneri të madh. Do të jetë e vështirë, por duhet të punojmë. Jam i kënaqur, mund ta rikthejmë nivelin tonë”.

Ai kritikoi gabimet e fundit: “Bëmë shumë gabime. Kemi cilësi për t’i kontrolluar më mirë ndeshjet”. Për Pedrin: “Është gati të luajë titullar”. Për Araujo dhe Raphinha: “Raphinha mund të luajë 90 minuta. Ronald nuk është gati; është çështje private dhe kërkoj respekt”.

Për Ter Stegen: “Nuk është momenti të flasim për këtë. Nuk është gati për të luajtur. Duhet të presim dhe të hedhë hapat e radhës. Është gjë e mirë për të, jemi të kënaqur”.

Mbi Joan García: “Kam stërvitur Neuer, Marc… dhe e ardhmja flet për Joan. Ka cilësi të mëdha, është i fortë me topin, ka goditje të mirë, është i shpejtë dhe dinamik. Të nënshkruanim me të ishte vendimi i duhur”.

The post Flick para “finales” ndaj Atletico Madridit: Ndeshje e madhe. Pedri dhe Raphinha, gati për titullarë appeared first on Telesport.