Neuer këshillon lojtarin: Nuk ka kuptim të largohet nga skuadra më e mirë në Europë

Me kontratën e Dayot Upamecano që skadon verën e ardhshme, që përkon me Kupën e Botës 2026, ai ende nuk e ka rinovuar me Bayern Munich. Ndaj, tifozët bavarezë dridhen vetëm nga mendimi i humbjes së një lojtari kyç në mbrojtjen e tyre. Një person që i dërgon një mesazh mbrojtësit francez është kapiteni Manuel Neuer.

Ai është një shtyllë e rëndësishme për ne, ashtu si edhe Jonathan Tah. Ky partneritet ka rezultuar efektiv dhe e di se çfarë është e rëndësishme. Ata e kuptojnë mirë njëri-tjetrin. Futbolli që luajmë në mbrojtje është argëtues dhe ata dinë të mbrohen shumë mirë. Ata janë gjithashtu të rëndësishëm në ndërtimin e lojës”, tha Neuer.

Për mua, të dy janë liderë që i përkasin Bayern dhe ekipit. Dhe do të kishte kuptim të plotë për mua nëse ai do të qëndronte, pasi është në ekipin më të mirë në Gjermani e ndoshta edhe në Europë“, tha portieri 39-vjeçar për “Sky Sports”.

The post Neuer këshillon lojtarin: Nuk ka kuptim të largohet nga skuadra më e mirë në Europë appeared first on Telesport.