“Nëse ke shumë dëmtime, është normale të ketë momente dobësie dhe zhgënjimi që ndikojnë edhe në dhomat e zhveshjes, – tha presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis. – Mund të ketë ndeshje që nuk merren siç duhen”.
Ai mbrojti edhe Bologna: “Sipas meje, po e nënvlerësoni. Është një skuadër e madhe, jemi të gjithë aty-aty, pa shumë diferenca. Ka një trajner të madh. Kur humbëm me të, sa ishte te Spezia, shkova ta përgëzoja. E nderoj atë që mund një skuadër të fortë si e jona”.
De Laurentiis vlerësoi edhe Vincenzo Italiano: “Jam i afeksionuar dhe e vlerësoj, po bën një rrugëtim të bukur”. Më pas u ndal te Napoli: “Jam i bindur se ekipi aktual është më i fortë se i sezonit të kaluar. Duhet të eksperimentosh me lojtarët e rinj që blen, t’i bësh të lidhen me fanellën. Dëmtimet iu dhanë mundësinë të tregonin cilësitë e tyre. Janë lojtarë të jashtëzakonshëm”.
Ai theksoi balancën e kampionatit: “Jemi 20 ekipe dhe duhet respekt. Kampionati është shumë i bukur, pikët janë shpërndarë, ndaj klasifikimi është më i ngushtë”.
The post De Laurentiis: Dëmtimet na kanë penalizuar, ky Napoli është më i fortë se i sezonit të kaluar appeared first on Telesport.











