Syla: Kurti s’ka punë me diasporë, gërrnaçat e kanë votu

Gazetari Valon Syla tha se duhet të ndahet diaspora e mirëfilltë nga hajnat dhe gërrnaçat që e mbështesin partinë në pushtet.

Ai tha se është komike kur “hajnat e Spanjës i thonë hajn dikujt në Facebook”, e pikërisht këta janë votues të VV-së.

Syla tha se Albin Kurti nuk ka asnjë lidhje me diasporën, por veç me gërrnaçat.

“Edhe hajnat e Spanjës të thonë në Facebook o hajn, unë des t’u kesh. Edhe pak a shumë për me mujt me nda diasporës që është pasqyrim i shoqërisë kosovare, por kur hajni i thotë hajnit hajn, analfabeti i thotë hajn. Unë jam mundu me nda këtë gërnaça, Albin Kurti nuk ka punë me diasporë”, tha Syla në debat në Pressing T7.