Elliot Anderson me siguri do të jetë një nga personazhet kryesore të merkatos së ardhme të verës. Mesfushori 23-vjeçar po shkelqen me fanellën e Nottingham Forest dhe jo më kot e kërkojnë shumë nga klubet e medha, jo vetëm në Premier League, por edhe në ligat e tjera elitare në Europë.
Te Nottingahm Forest janë të vetëdijshëm që nuk mund ta mbajnë dot gjatë në ekip mesfushorin e ri anglez dhe i kanë vendosur një klauzolë largimi 113 milionë euro. Ndërkohë, eksperti i merkatos Sacha Tavolieri zbulon se Elliot preferon të transferohet te Manchester City dhe është gati të bëjë realitet ëndrrën e tij të madhe për të qenë nën urdhërat e Pep Guardiolës.
Nottingham Forest pagoi 41 milionë paundë për të te Neëcastle në verën e vitit 2024 dhe tani vlera e tij është rritur më shumë se dyfish. Në fakt, City e ka kërkuar edhe më parë mesfushorin anglez, por oferta e tyre është refuzuar tri herë nga pronari i Nottingham Forest, Evangelos Marinakis.
The post E kërkojnë shumë klube të mëdha, ylli 113 milionë eurosh kërkon t’i bashkohet Guardiolës appeared first on Telesport.











