Jurgen Klopp nuk mund të rikthehet dot si trajner i Liverpool dhe ka dy arsye të forta për këtë

Pas merkatos të çmendur që bëri gjatë verës së fundit, Liverpool pritej të ishte ekipi që nuk do të kishte rivalë në fushë këtë sezon, por e vërteta është ndryshe. Kampioni në fuqi i Premier League po përjeton një nga sezonet më të dobëta të viteve të fundit dhe trajneri holandez Arne Slot është në “fije të perit”.

Javët e fundit është përfolur shumë për një rikthim të mundshëm të Jurgen Klopp në krye të stolit të Liverpool, aty ku trajneri gjerman fitoi çdo trofe të rëndësishëm, ku drejtoi të kuqtë për 9 sezone.

Edhe pse Klopp ka pranuar se një skenar i tillë mbetet “teorikisht” i mundur, nuk ka asnjë tregues se ai dëshiron të kthehet te Liverpool, veçanërisht duke pasur parasysh përfshirjen e tij aktuale në projektin Red Bull dhe ndikimin e tij në vendime të rëndësishme te klubet e futbollit që ka kjo kompani.

Kjo është arsyeja e parë, ndërsa arsyeja e dytë është se rikthimi i Klopp te Liverpool nuk preferohet as nga drejtuesit aktual të klubit të kuq si Michael Edwards dhe Julian Ward dhe pjesës tjetër drejtuese, të cilët kanë patuar jo pak probleme dhe përplasje me Klopp, gjë që solli largimin e Edwards në vitin 2022 dhe më pas u rikthye pikërisht pas largimit të trajnerit gjerman dhe sot mban detyrën e drejtorit sportiv.

The post Jurgen Klopp nuk mund të rikthehet dot si trajner i Liverpool dhe ka dy arsye të forta për këtë appeared first on Telesport.