Uli Hoeness del kundër tifozëve: Drejtues nuk mund të jenë ata

Uli Hoeness ka këmbëngulur me një deklaratë të dytë duke theksuar se ka ardhur koha që futbolli gjerman të ndryshojë.

Para pak ditësh, legjenda e Bayern dhe aktualisht njeriu më me impakt te rekordmenët e Bundesligës u shpreh se rregulli “50+1” duhet të ndryshojë, në mënyrë që futbolli gjerman të arrijë nivelet e Premier League.

“Nuk ka më kuptim që të mos lejohen investitorë për të blerë më shumë se 50% të një klubi. Historia moderne po tregon se investimet janë të domosdoshme për të qenë rivalë të denjë në futbollin europian”, u shpreh Hoeness.

Tifozët i dolën kundër menjëherë duke mbajtur qëndrimet e tyre nëpërmjet banderolave në stadium. Hoeness, megjithatë, nuk ndryshon mendim.

“Kam respekt për tifozët. Ata janë arsyeja kryesore pse ekziston ky sport, por… nuk janë ata drejtues. Jam i mendimit që drejtuesit duhet të jenë njerëzit që dinë të marrin vendime financiare dhe jo thjesht tifozë”.

The post Uli Hoeness del kundër tifozëve: Drejtues nuk mund të jenë ata appeared first on Telesport.