Behrami reagon pasi ambasadorja e Kosovës në Norvegji u pa në tubimin e VV-së: Gërvalla i ka mbushur ambasadat me militantë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar pasi ambasadorja e Kosovës në Norvegji është parë duke marrë pjesë në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Behrami tha se ministrja në detyrë e MPJD-së, Donika Gërvalla ka mbushur ambasadat me militantë, ndërsa ka pushuar nga puna diplomatë që i kanë sjellur vendit njohje e anëtarësime të reja.

Postimi i plotë:

Donika Gërvalla ka larguar mbi 30 diplomatë që i kanë sjellur Kosovës njohje, anëtarësime, zgjerim të misioneve diplomatike.

Në vend të tyre, Ambasadat i ka mbushur me militantë, të cilët i shërbejnë nëpër fushata dhe në ditën e zgjedhjeve.

Neni 32 i Ligjit për Shërbimin e Jashtëm ia ndalon ambasadorëve çdo aktivitet politik.

Por, këta udhëhiqen nga parimet e hajnave ordinierë:  “Ligji është për t’u thyer”.

Keni afat deri më 28 dhjetor, në ditën kur Kosova rikthehet në sistemin ndërkombëtar me një Kryeministër dhe Ministër të Jashtëm të ri.