Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka akuzuar qeverinë në detyrë se “duan të hapin qendra të votimit nëpër kafe të rakisë”.
Siç thotë ai, qeveria në detyrë blenë rrymë nga Vuk Hamoviqi, dhe më pas del e drejton gishtin “kush është tradhtar e patriot”.
“Blejnë rrymë prej Vukut (Hamoviçit), dojnë me hapë qendra të votimit nëpër kafe të rakisë!…edhe kanë kurajo me dalë me drejtu gishtin, kush është tradhtar e patriot, e kush është me mërgatën e kush nuk është”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
Ai tha se 28 dhjetori duhet të flasë për, siç thotë ai, papërgjegjësinë e VV-së.
“Mashtrues të pakrip. 28 dhjetori duhet të flasë për këtë papërgjegjësi e këtë primitivizëm politik të VV-së”, përfundoi ai











