Nga 11 qershori 2026 deri më 19 korrik 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada, do të zhvillohet Kupa e Botës 2026, e cila për herë të parë në histori do të jetë me 48 ekipe pjesëmarrëse.
“The Times” zbulon se instituticioni më i lartë i futbollit në botë, FIFA, po mendon të bëjë një ndryshim të madh në lidhje me goditjet e këndit, gjë që për herë të parë do të aplikohet pikërisht në Kupën e Botës.
Anëtarët e FIFA-s janë pro idesë për ndërhyrjen e VAR-it në rastet kur ka dyshime se një goditje këndi mund të jetë dhënë gabimisht. Po ashtu po diskutohet për ndërhyrjen e VAR për të rishikuar kartonët e dytë të verdhë, me qëllim për të qenë sa më të sigurt për përjashtimin ose jo nga loja të lojtarit të ndëshkuar.
The post FIFA ka gati rregullin e ri për goditjet e këndit dhe kartonët e verdhë, duke nisur nga Botërori 2026 appeared first on Telesport.











