Barcelona fitoi 3-1 ndaj Alaves në fundjavën e kaluar dhe duke parë ndalesën e Real Madridit që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Gironës në transfertë, katalanasit mbajnë vendin e parë në renditje.
Ndërkohë, pas ndeshjes ndaj Alaves, Hansi Flick u pa i përlotur në pankinë dhe ishte Raphinha që po i qëndronte afër. Në konferencën e sotme për shtyp para përballjes së nesërme ndaj Atletico Madridit, trajneri gjerman ka zbuluar arsyen e vërtetë pse u përlot. Dy nga asistentët e tij u përjashtuan drejt fundit të ndeshjes dhe Flick ka zbuluar se ishte pikërisht përjashtimi i Marcus Sorg (zv.trajneri i Barcelonës) që e bëri atë të përlotej.
“Isha i zhgënjyer sepse kishim humbur shumë topa, por edhe sepse kishim dy anëtarë të stolit të përjashtuar në fund të ndeshjes. Marcus Sorg është një mik i imi dhe preferova të mos i thoja asgjë në nxehtësinë e momentit.
Mendova se po të shkoja në dhomën e zhveshjes do të thoja diçka më shumë, por preferova të rrija jashtë dhe të merrja pak ajër të pastër, ndaj qëndrova aty, derisa të qetësohesha. Por jam shumë i lumtur që jam këtu. Është normale që këto gjëra të ndodhin”, tha Flick,
The post Asgjë nga ato që është thënë deri tani, Flick zbulon arsyen e vërtetë pse u përlot pas fitores ndaj Alaves appeared first on Telesport.











