I emëruari i Vjosa Osmanit, gjyqtari Kreshnik Radoniqi me ‘vetëdije’ po shkel rregulloret dhe ligjet e KQZ-së

Me profesion gjyqtar, madje mbanë një pozitë të lartë në Gjykatën e Apelit, por shefi i Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve në ditët e fundit me vëtëdije të plotë është bërë pjesë e shkeljeve të rregulloreeve të punës së KQZ dhe ligjeve të fuqi. 

Radoniqi ditë më parë kishte rënë me vetëdije në ‘grackën’  e dy anëtarëvë të Lëvizjes Vetëvendosje Alban Krasniqi e Sami Kurteshi duke tentuar që mërgatës t’u dërgohen fletëvotimet me postë elektronike (email) e jo siç e thotë rregullorja, që atyre t`u dërgohen me postë fletëvotimet në adresat ku ata jetojnë.

 

Kështu kjo tentativë e treshës Radoniqi – Krasniqi e Kurteshi ra poshtë pas zhurmës së mediave e shoqërisë civile dhe anëtërëve të ish- partive opozitare.

Por kjo duket se nuk i mjaftoi të emëruarit të Vjosa Osmanit, Kreshnik Radoniqi, i cili si kryeshef ekzekutiv i Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve mezi priti të çoi dorën lartë krah për krah me Sami Kurteshin e Alban Krasniqin që jashtëligjshëm të votohet që mërgatës t`i shtohen disa lokacione të ndryshme për të votuar në vendet ku jetojnë, siç janë sallat e dasmave e disa restaurante – ani pse ligji e thotë qartë si kristali se votimi mund të bëhet vetëm në ambasadat e Kosovës jashtë vendit.

Kjo kërkesë për shtim të lokacioneve jashtë ambasadave të Kosoëvs kishte ardhur direkt nga Donika Gërvalla që drejton Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Edhe kjo kërkesë e treshës Radoniqi – Kurteshi e Krasniqi ra në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), raporton Periskopi.

Kërkesën në këtë organ e kishte bërë Lidhja Demokratike e Kosoëvs e ku me të drejt PZAP rrëzoi vendimin e Kreshnik Radoniqit, Alban Krasniqit e Sami Kurteshit që votuan në një nga mbledhjet e fundit të KQZ.

LDK, por edhe shoqëria civile e panë si fitore vendimin e PZAP meqë vlerësuan se mund të ketë manipulim të procesit në rastin nëse KQZ do të lejonte që të votohet nëpër restaurante e sallë dasmash.

Edhe pse të vetëdijshëm se një votim i tillë në KQZ është kundërligjorë, ka qenë vetë anëtari i KQZ nga VV, Alban Krasniqi që ka shkruar zi e terrë ndaj partisë që drejtohet nga Lumir Abdixhiku (LDK).

I madh e i vogël në Lëvizjen Vetëvendosje u munduan të përfitojnë elektoralisht me vendimin e PZAP që erdhi si rezultat i kërkesës së LDK, se ky subjekt politik është kundër mërgatës edhe pse të vetëdijshëm në KQZ dhe LVV se këmbë e kokë kanë shkelur rregulloren dhe ligjet mbi të cilat operon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kujtojmë se janë bërë katër vite që kur Kreshnik Radoniqi është zgjedhur kryetari i Komisonit Qendror të Zgjedhjeve me dekret të presidentes Vjosa Osmani pas shkakrimit të ish kryetares së KQZ`së Valdete Daka nga presidetnja Vjosa Osmani.