Ancelotti paralajmëron: Në Botëror vetëm kush është 100%. Kjo vlen për Neymar, por edhe Vinicius

Në një intervistë për “Esporte Record”, Carlo Ancelotti dha një mesazh të qartë për Neymar, teksa përfshiu edhe Vinicius Junior në diskutimin për listën e Brazilit në Botërorin 2026. Ai theksoi se askush nuk do të ketë trajtim të veçantë, vendi në Botëror kërkon formë të plotë sportive:

“Për të shkuar në Botëror duhet të jesh 100%. Kemi shumë lojtarë të fortë, duhet të zgjedh ata që janë më mirë. Nuk ka të bëjë vetëm me Neymar, vlen edhe për Vinicius. Nëse ai është 90%, do të thërrisja dikë tjetër që garanton 100%, sepse konkurrenca në sulm është e madhe”.

Që prej marrjes së drejtimit të “Seleçãos” në verë, Ancelotti nuk e ka grumbulluar Neymar, i larguar nga kombëtarja pas dëmtimit të rëndë kundër Uruguajit në tetor 2023. Sidoqoftë, italiani tha se talenti i tij “është i padiskutueshëm” dhe se ai “niset i barabartë me të tjerët”.

Ndërkohë, Vinicius ka vlerësuar punën e trajnerit: “Me Ancelottin po ndërtojmë një identitet loje…, mundësia jonë ka ardhur”.

 

The post Ancelotti paralajmëron: Në Botëror vetëm kush është 100%. Kjo vlen për Neymar, por edhe Vinicius appeared first on Telesport.