Pas debatit rreth pjesëmarrjes së u.d., Kryeprokurorit të ri të Shtetit, Agron Qalaj, edhe dy anëtarë të tjerë të Këshillit, Dardan Vuniqi dhe Arian Gashi, kanë lëshuar takimin. Në rend të ditës u fut shkarkimi i kryesuesit të KPK-së, Ardian Hajdaraj.
Anëtari Vuniqi tha se do të kthehet në trajtimin e rasteve disiplinore.
Paraprakisht, zëvendëkryesuesja e KPK-së, Jehona Grantolli u shpreh se kjo tërheqje e anëtarëve është bërë një rrugë e pakthyeshme, raporton Betimi për Drejtësi, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk jemi këtu për të bërë skena dhe drama, sepse kemi përgjegjësi, duhet të rrimë sepse kemi obligim ligjor. Anëtari i Këshillit shkarkohet nga mandati nëse nuk merr pjesë dy herë në mbledhje pa arsye”, ka thënë ajo.
Grantolli tha se nuk po sheh që këta anëtarë po dëshirojnë reforma në drejtësi.
“Nuk e kemi luksin që të qëndrojmë në këtë pikë. Të jemi më të përgjegjshëm, më të ndërgjegjshëm pasi kemi procedura disiplinore që duhet të vendosen sepse çdo revoltë e tillë nuk është demokratike”, ka thënë ajo.
Për këtë, anëtari Arian Gashi ka thënë se ata ishin prezent në dy mbledhjet, por e kanë liruar takimin për shkak të vendimeve të kundërligjshme.
“Daljet tua janë të koordinuara, me qëllim të shqyrtimit të raportit të kandidates për anëtare të Këshillit. Çdo shmangie nga këto diskutime është e qëllimshme”, ka thënë Hajdaraj.











