Alexandre Letellier, ish-portieri i PSG-së dhe ish-shok i Neymar, zbuloi një detaj të pazakontë dhe intim të sulmuesit brazilian, i cili tani luan te Santos (8 gola dhe 4 asistime në 26 ndeshje, këtë sezon). Në një intervistë për ‘L’Equipe’, Letellier tregoi: “Një ditë mbeta i tronditur. Isha në banjë dhe pashë Neymar të ulur në tualet, duke kryer nevojat, por me derën hapur”.
Ai kujton se menjëherë doli dhe Abdou Diallo i shpjegoi se Neymar është klaustrofobik, ndaj nuk e mbyll kurrë derën. “Nuk e mbyll kurrë me çelës, gjithmonë e lë hapur”, – i tha Diallo portierit.
Letellier gjithashtu theksoi se Neymar është lojtari më impresiv me të cilin ka luajtur: “Në stërvitje ose ndeshjet brenda grupit ndjeje që gjithçka shkon shpejt, ndërsa për të loja ngadalësohej. Kjo i mundësonte të krijonte veprime që për të tjerët ishin të pamundura”. Ky detaj tregon jo vetëm ekscentricitetin e Neymar, por edhe personalitetin e tij unik në fushë dhe jashtë saj.
The post Zbulohet sekreti më i çuditshëm i Neymar: Edhe në banjë e lë derën gjithmonë hapur appeared first on Telesport.











