Ahmeti uron Rifat Jasharin për ditëlindje: Paç shnetën e shtëpinë plot

Sot feston ditëlindjen Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari dhe i Hamëz Jasharit.

Me këtë rast, nuk kanë munguar urimet për figurën e njohur të familjes Jashari.

Një nga urimet ka ardhur nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili përmes një postimi ka shprehur respektin dhe vlerësimin për Bacën Rifat.

“Baca Rifat, urime ditëlindjen, e rrofsh sa do vetë. Të fala familjes, paç sh’netën e shtëpinë plot”,  ka shkruar Ahmeti, duke i uruar shëndet të plotë.