Mërgim Lushtaku: E papranueshme që Gjykata Speciale vazhdimisht tenton të cënoj dinjitetin e krerëve të UÇK-së

Mërgim Lushtaku nga PDK ka reaguar ashpër lidhur me seancën e mbajtur nga Gjykata Speciale, sot me 28 nëntor.

Sipas tij, ky veprim përbën tentim për të cenuar dinjitetin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

“Në Ditën e Kombit, Specialja Provon Përsëri Të Ulë UÇK-në! Mbajtja e seancës gjyqësore sot, më 28 nëntor, në një ditë pushimi për institucionet gjyqësore të Kosovës, është një tjetër dëshmi se Gjykata Speciale është e ndikuar dhe politikisht e manipuluar. Është e papranueshme që kjo Gjykatë, që pretendon të jetë institucion i drejtësisë, vazhdimisht po tenton të cënoj dinjitetin e krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë. Diskriminimi dhe trajtimi i padrejtë nuk kanë vend në një proces gjyqësor!”, tha ai.