Kryetari i Hora e Arbëreshëvet në Itali uron 28 nëntorin shqiptarëve

Kryetari i komunës Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëvet), Rosario Petta, uroi me ngrohtësi të gjithë shqiptarët për festën e 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, përcjell Gazeta Metro.

Sot, krahas urimit të kryetarit të Arbëreshëve, nga diaspora shqiptare janë shpërndarë edhe mesazhe të tjera përgëzimi nga shoqata kulturore, figura publike dhe komunitete shqiptare anë e mbanë botës.

Të gjithë theksuan se Pavarësia është simboli i bashkimit kombëtar dhe një vlerë që duhet ruajtur me përkushtim./gazetametro.net