Vetëm në 24 orët e fundit nga Kosova në Shqipëri kanë hyrë rreth 18 mijë qytetarë

Qindra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar festat kombëtare.

Shumica prej tyre kanë kaluar nëpër Pikën Kufitare të Morinit.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në pikën kufitare të Morinit janë futur 64 autobusë, ndërsa në total kanë hyrë 17,789 shtetas dhe 4,651 automjete. Autoritetet kufitare thonë se fluksi është i pritshëm për shkak të festave dhe se menaxhimi po kryhet pa vonesa.

Qyteti më i preferuar për të festuar mbetet Vlora./Periskopi