“Pavarësia e qytetit shqiptar”, Gërvalla bën një tjetër gafë

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë një tjetër gafë.

Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, ministrja Gërvalla i është referuar si “pavarësia e qytetit shqiptar”.

“Kemi ardhur sot nga anë të ndryshme të Kosovës, por edhe si përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, në vendin ku u shpall pavarësia e qytetit shqiptar”, ka thënë Gërvalla gjatë fjalimit të saj për festën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ministrja në detyrë ka vazhduar fjalimin e saj duke folur për bashkëpunimin e ndërsjellë mes Kosovës e Shqipërisë.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, si dy shtete motra të cilat kanë arritur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm në çdo fushë, si të tilla duhet të intensifikojnë edhe më tepër bashkëpunimin me qëllim që qytetarët shqiptarë të gëzojnë zhvillim dhe të gjithë së bashku t’i afrohemi BE”, ka thënë ajo.