Thaçi nga Haga uron 28 Nëntorin dhe kritikon Specialen: Besoj se nëntorët tjerë do t`i festojmë bashkërisht

Ish-presidenti Hashim Thaçi në seancën e sotme në Hagë ka kërkuar fjalën për të shprehur revoltën e tij për mbajtjen e seancës për 28 nëntor.

Në konferencën përgatitore ish-presidenti Hashim Thaçi si rrallëherë ka kërkuar fjalën për çka ka thënë se caktimi i kësaj seance në ditën e 28 nëntorit është një befasi jo e mirë e cila do të duhej të evitohej.

“E mirëpres mbajtjen e kësaj seance për këtë arsye jam në këtë arsye jam sot në këtë  seancë sepse jam i përcaktuar për respektimin e shëtit ligjor por i nderuar zoti gjyqtar është me interes që në këtë gjykatë të mos ndodhin gjëra që nuk lejohen të ndodhin në shtet të huaja përkatëse”.

Fjala e plotë: 

E mirëpres mbajtjen e kësaj seance për këtë arsye edhe jam sot në seancë sepse jam për respektimin e shtetit ligjor.

Por, është me interes që në këtë gjykatë që të mos ndodhin gjëra që s’lejohet të ndodhin në shtetet te tuaja përkatëse.

Si çdo popull edhe ne shqiptarët, kemi historinë, vlerat kombëtare dhe shtetërore.

Mendoj se caktimi i kësaj seance pikërisht sot më 28 nëntor do të duhej evituar.

Mbajtja e kësaj seance pikërisht sot për mua dhe çdo shqiptar është befasi jo e mirë.

Ka festë kombëtare, shtet dhe familjare sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare si çdo popull i lirë në botë, feston dhe kujton.

Edhe i Kosovës edhe kujton edhe feston. Nuk më mbetet tjetër që t’i uroj shqiptarët që të festojnë të bashkuar, krenarë dhe me dinjitet. Besoj që 28 nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht.