Me kuaj dhe këngë, Shkodra feston Ditën e Pavarësisë

Këtë 28 Nëntor qyteti i Shkodrës vijon festimet për Ditën e Pavarësisë, me një atmosferë të veçantë dhe mbresëlënëse, nën tingujt e muzikës dhe simboleve shqiptare.

Shumë qytetarë me flamuj në duar kanë dalë në rrugët e Shkodrës për të festuar këtë ditë të veçantë, të veshur me simbolikën e vendit tonë, kuqezi.

Në këtë ditë nuk mungon tradita e përhershme, parada me kuaj të cilët po marshojnë në rrugët e qytetit. Gjithashtu nuk mungojnë instrumentet muzikore, që i kanë dhënë një gjallëri akoma më të madhe Shkodrës.

Kjo ngjarje e veçantë e vendit tonë, ka rikthyer emocionin e ditëve të mëdha të historisë shqiptare, duke përforcuar akoma dhe më shumë krenarinë kombëtare.