Video Asisstant Referee (VAR) nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Premier Ligës.
Gjithsesi, një analizë e bërë në një nga televizionet britanike se si do ishte Premier Liga nëse do kishte VAR, rezultatet kanë befasuar shumë.
Liverpooli, që e humbi titullin për vetëm një pikë, do ta mbante pozitën e katërt, ndërsa kampion bindshëm do ishte Manchester City, transmeton lajmi.net.
Chelsea dhe çuditërisht West Ham do ta kompletonte top-katërshen, pozitat dy dhe tre respektivisht.
Arsenali renditet në pozitën e gjashtë, kurse Manchester United dy pozita më poshtë.
Fakti më befasues mbetet ai i Tottenham Hotspur, që në rast se do kishte VAR, sezonin e ardhshëm do garonte në Championship, kurse edicionin e rregulltë përfundoi në pozitën e katërt.
Më poshtë ua përcjell tabelën, nëse VAR do ishte i pranishëm këtë sezon në Premier Ligë.