Trajneri Mikel Arteta beson se Arsenal i tij mposhti ekipin më të mirë në Evropë, pasi fitoi 3-1 ndeshjen e me Bayern Munich. Arteta nuk kishte asnjë dyshim për rëndësinë e një fitoreje të merituar ndaj liderëve të Bundesliga.
“Duhet t’i lavdëroj lojtarët sepse mendoj se patën një ndeshje të jashtëzakonshme kundër, sipas mendimit tim, ekipit më të mirë në Evropë. Individualisht, ne ishim të jashtëzakonshëm për të zgjidhur të gjitha sfidat që këto ekipe sjellin në tavolinë”, tha Arteta.
“Ata e dinë sa shumë punojmë për t’u përgatitur për çdo ndeshje të vetme. Ne e dimë që diferencat janë shumë të vogla. E filluam javën shumë mirë kundër Spurs, duke fituar me Bayern, një tjetër fitore masive, por kaq”, shtoi spanjolli.
“Kemi qenë shumë të qëndrueshëm në garë deri më tani, por është vetëm fillimi. Jemi shumë të kënaqur me atë që kemi parë deri më tani. Energjia që krijojmë, ajo që transmeton ekipi, cilësia me të cilën luajmë është e pabesueshme. Dhe duhet ta ruajmë këtë sepse është ende shumë herët”, tha Arteta.
The post Arteta: Mundëm ekipin më të mirë në Europë por është ende herët për të folur për trofe appeared first on Telesport.











