Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e 28 Nëntorit, ditës së Flamurit, Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së komandantit Adem Jashari.
Hamza përmes një postimi në Facebook, tha se kjo ditë përmbledh çdo hap të rëndësishëm të shqiptarëve drejt lirisë, nga flamuri i Skënderbeut në Krujë e deri te shpallja e Pavarësisë në Vlorë.
“28 Nëntori na mbush me krenarinë e të qenit shqiptarë. Nga flamuri i Skënderbeut në Krujë dhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, deri te ditëlindja e komandantit Adem Jashari, kjo ditë simbolizon çdo hap të rëndësishëm në rrugën tonë drejt lirisë. E kuqja dhe e zeza, sot nuk janë vetëm ngjyra. Janë Shqipëri. Janë betim për një të ardhme prosperuese për shqiptarët. Gëzuar dhe festofshim gjithmonë me dinjitet!”, ka shkruar Hamza.











